Hoxha i drejtohet deputetëve të VV-së në gjuhën serbe, kërkon shkarkimin e Qeverisë

Hoxha i drejtohet deputetëve të VV-së në gjuhën serbe, kërkon shkarkimin e Qeverisë

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, nisi fjalimin e saj ndryshe në Kuvendin e Kosovës, duke u drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes me përshëndetje në gjuhën serbe.

Me këtë rast ajo ka thënë se duhet koordinim sa më i shpejt për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Zdravo juve kolegëve të Vetëvendosjes. U publikuan audio incizime të koordinimit të pushtetit të Albin Kurtit me Listën Serbe. Për çështjen e veteranëve akuzoi para Slavkos njërin nga komandantët më të shquar të UÇK-së, e fyu rëndë Uran Ismailin e shefin e grupit parlamentar. U koordinuan me Radojqiçin për marrëveshjen me energjinë…. Këto janë çfarë kemi dëgjuar, jemi në tronditje, imagjinoni çfarë janë ato që nuk i kemi dëgjuar”, theksoi ajo.

Tutje ajo tha “Ju tashmë nuk keni arsye as fytyrë për tu dalë përpara nënave gjakovare e veteranëve të UÇK-së… Sot nuk mjafton as dorëheqja as shkarkimi sepse koordinimi është me Radojçiqin, as me shqiptarët as me ndërkombëtarët. Ky vend duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje. Duhet të koordinohemi sa më parë për mocionin e mosbesimit”, ka thënë Hoxha. / Gazeta Enigma.

Related Articles