Në protestën që u mbajtë sot e cila u organizua nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës BSPK-në, ishin pjesëmarrës me qindra puntorë të arsimit dhe shëndetësisë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Këta sindikalistë nga BSPK-ja dhe SBASHK-u kanë tri kërkesa kryesore për Qeverinë.
Vazhdimi i pagesës prej 100 eurove për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, sidomos të ndryshohen disa nënparagraf të Nenit 8, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 1 janarit të 1999-ës.
Gjatë fjalimit të mbajtur para protestuesve kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se Qeveria nuk po dëshiron dialog dhe paralajmëroi veprime më të rënda sindikale pas kësaj protestë.
“Qeveri, këta janë njerëzit tuaj. Është trup që të qëndroni në Amerikë e të mos dilni para këtyre njerëzve që presin në diell. Lutemi të këndelleni, në të kundërtën pas kësaj proteste madhështore do të ketë edhe veprime më të rënda të cilat ne nuk i duam, por si duket i doni. Ne e duam Ligjin e Pagave, por jo Ligj që na punon dikush, por që e punojmë edhe ne. Ose do të bisedojmë, ose do të shkojmë në greva të përgjithshme”, ka thënë Jashari.
Për protestën e sotme GazetaEnigma, ka kontaktuar me Dibran Hoxhën, koordinator i aktiviteteve në Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Hoxha në lidhje me protestën e mbajtur sot të organizuar nga SBASHK-u tha se protesta të tilla me një pjesëmarrje masive siç ishte sot, duhet të ketë edhe për kushte më të mira të punës e cilësi dhe jo vetëm për paga.
“Pjesëmarrja masive normal që është e knaqshme kur ka një grupacion me përaqësu interesa të mirëfillta sidomos ato sindikale, mirëpo ne kemi dëshirë me pa edhe një pjesëmarrje masive për cilësi e kushte të punës e jo veç për paga”, tha Hoxha.
Ai theksoi se kërkesat e tilla duhet të kenë një përgjegjësi, e cila është përgatitja profesionale dhe pedagogjike nga ana e mësimdhënësve, ku atëherë i takon edhe kërkesa për rritje të pagës e jo vetëm për shtesa.
“Ne si organizatë kemi monitoru proceset arsimore në Kosovë, kryesisht në arsimin e lartë dhe atë para-universitarë dhe kemi bindje të plotë se kërkesat për paga më të larta janë legjitime por bashkë me këto paga duhet me ardhë edhe një përgjegjësi, e ajo është përgatitje profesionale pedagogjike që disa mësimdhënës nuk e kanë, SBASHK-u nëse është në gjendje të mbrojnë pagat që i kërkojnë me aftësitë e tyre atëherë në rregull, e atëherë jo vetëm shtesat por le të kërkojnë dyfishim të pagës,ne e mbështesim çdo kërkesë”, u shpreh Hoxha.
Hoxhaj thotë se në mesin e SBASHK-ut ka shumë analfabetë, ku e rikujtoi se gjatë ditës së sotme në rrjet ka qarkulluar një mesazh nga kryetari i sindikatës në Prishtinë, i cili kishte gabime të dukshme drejtshkrimore.
“E vërteta është se në mesin e SBASHK-ut dhe arsimtarëve ka shumë analfabetë, qysh u faktu nga mesazhi në viber nga kryetari i sindikatës në Prishtin. SBASHK-u krye kput nuk përmbanë ndonjë organzim sindikal që duhet me u synu nga asnjë sindikat, ata kanë shumë analfabetë dhe nuk e kryejnë punën si duhet dhe në kohë të fushatave bëjnë koalcione me PAN-in e me secilin parti që i vie te dera. “, shtoi Hoxha.
Ndërkaq sa i përket ndërprerjes së mësimit të rregullt Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, kanë deklaruar se një gjë e tillë i dëmton mjaft shumë nxënësit pasi që pengesë për ta ishte edhe pandemia ku tani veprimet e fundit tregojnë për humbjet mësimore, por, Hoxha, një gjë të tillë nuk e konsideron humbje, sepse sipas tij përderisa ka mësimdhënës analfabet funskional, nxënësit nuk humbasin asgjë.
“Sado që tingëllon radikale, në këto greva nxënësat nuk humbin edhe aq shumë kur kanë përball mësimdhënës analfabet funksional, nuk humbasin asgjë. Por megjithatë ka edhe mësimdhënës profesional dhe meritojnë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri”, përfundoi ai.
/ GazetaEnigma/