Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është deklaruar pas vendimit për dënimin e Ratko Mladiqit për krime lufte. Ai theksoi se ky vendim tregon më së miri se kush ka gjenocid në Ballkan, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se gjykatat ndërkombëtare kanë rast edhe një herë të mësojnë rreth të vërtetës së luftërave në Ballkan nga ky rast gjyqësor, ndërsa çlirimtarët që kanë mbrojtur tokat e veta të lihen të kthehen të lirë në Atdheun e tyre.
“Ky rikonfirmim i dënimit për kriminelin Mladiq, tregon qartë edhe një herë se kush në të vërtetë ka kryer krime kundër njerëzimit në Ballkan. Shpërfaq më mirë se gjithçka tjetër se cili regjim ka qenë gjenocidal në Ballkan, kush janë kriminelët e vërtetë dhe ku duhet të kërkohet e vërteta për luftërat që Serbia ka nxitur në rajon nga viti 1990 deri më 1999”, ka shkuar ai.