Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës i ka reaguar zëvendëskryemimnistrit të parë, Besnik Bislimit.
Hoxhaj në një postim në Facebook shkruan se Bislimi duhet t’ia ndërrojmë literaturën, se nuk po e di se çka po lexon kështu.
“Sot, Kosova duhet të presë nga ky proces vetëm njohje të ndërsjellë! Por, nëse BE s’di çfarë të bëjë, do i sygjeroja që ta ofrojnë këtë skenar për deeskalimin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe z. Bislimi të jetë Kryenegociator! Ose, z. Bislimi duhet t’ia nderrojmë literaturën, se nuk po e di se çka po lexon kështu”,ka shkruar ai.
Ndryshe, Bislimi pati thënë se Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel për marrëveshjen, sipas të cilës zotohen të mos e sulmojnë njëra – tjetrën. /Gazeta Enigma/.