Hoxhaj reagon ashpër: UNMIK-u në Këshill të Sigurimit ishte zëri i Serbisë

Hoxhaj reagon ashpër: UNMIK-u në Këshill të Sigurimit ishte zëri i Serbisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se të premten, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.

“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin ka raportuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Ai ka thënë se mungesa e komunikimit ka qenë shtytës i përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, duke folur këtu për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa me Serbinë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles