Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, tha se Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri është e pazakontë pa dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, raporton Gazeta “Engima”.
Ai u shpreh i bindur se nga Haga ku po gjykohen për krime luftë të dy do të kthehen faqebardhë.
“Konventa për kryetar të PDK-së është e pazakontë sepse është pa Thaqin e Veselin. Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK-së”.
“Ne bashkëpunëtorët e tyre jemi shumë krenarë me ta. Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”.