Gjilan: Bllokohet rruga, bizneset ndihen të rrezikuara edhe pas pandemisë

Gjilan: Bllokohet rruga, bizneset ndihen të rrezikuara edhe pas pandemisë

Pronarët e bizneseve në rrugën ‘Haki Myderizi’ në Gjilan janë të revoltuar që edhe pas marveshjes me Komunën e Gjilanit, që kjo rrugë të punohet në fillim të shtatorit që mos të pengohen në punë gjatë sezonës së verës, pavarsisht kësaj sot punimet kanë filluar, shkruan Gazeta Enigma.

Edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, tha për ‘Gazetën Enigma’ se marveshja me pronarët e bizneseve qëndron.

“Është shumë e vërtet kjo që pronarët e bizneseve ju kanë thënë juve, unë i kam taku personalisht dhe pas bisedave që kam pas me drejtorin e shërbimeve publike jemi dakorduar që kjo pjesë e rrugës mos të fillojë punimet deri në Shtator përshkak që pronarët kanë kërkuar që të pakten ti shfrytezojnë këto dy muaj për punë”, tha Ismajli për ‘Enigmën’.

Njëherit ai tha se edhe gjatë ditës së djeshme kanë dal që të punojnë por ne i kemi ndaluar.

“Edhe dje kanë dal me punu dhe kam kërkuar që të tërhiqen ndërsa sot me kanë njoftuar që prap kanë dalë me punu pa dijen time, arsyetimi i menagjerit ka qenë që janë dal me punu me kërkesë të drejtorit të shërbimeve publike, unë vazhdojë me qëndru mbrapa pronarëve të bizneseve sepse ashtu jemi dakordu në fillim” shtoi ai për ‘Gazetën Enigma’.

Pronarët e bizneseve thanë për ‘Gazetën Enigma’ se nëse nuk ndalen punimet në rrugë situata mund të eskaloj, dhe nuk marrin kurfar përgjegjësie për ketë.

Ne kemi provuar të kontaktojmë edhe me drejtorin e shërbimeve publike në Gjilan, Naser Korqa, por nuk është përgjigjur. /Gazeta Enigma/

Related Articles