Hoxhaj: Thaçi e Veseli, do të kthehen faqebardhë

Hoxhaj: Thaçi e Veseli, do të kthehen faqebardhë

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, tha se Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri është e pazakontë pa dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, raporton Gazeta “Engima”.

Ai u shpreh i bindur se nga Haga ku po gjykohen për krime luftë të dy do të kthehen faqebardhë.

“Konventa për kryetar të PDK-së është e pazakontë sepse është pa Thaqin e Veselin. Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK-së”.

“Ne bashkëpunëtorët e tyre jemi shumë krenarë me ta.  Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”.

Related Articles