Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi i javës që shkoi për ta shpallur Konventën zgjedhore të PDK-së, është përcjellë sot me ofrimin e dorëheqjes së tij si Kryetar në detyrë dhe kryesisë aktuale të partisë, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se kjo është një normë statutare dhe demokratike për t’i hapur rrugë organizimit të mirëfilltë të Konventës më 3 korrik.
“Përgjatë tetë muajve të ushtrimit të kësaj detyre, një përgjegjësi që m’u besua pa dëshirën time dhe tonën, por si rezultat i arrestimit të udhëheqësve tanë, Kryetarit Veseli e Presidentit Thaçi, kam kaluar nëpërmjet përvoje të jashtëzakonshme politike e personale”, tha ai.
“Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që kemi në Hagë, por një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë, me udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës,Vendimi i javës që shkoi për ta shpallur Konventën zgjedhore të partisë, është përcjellë sot me ofrimin e dorëheqjes time si Kryetar në detyrë dhe kryesisë aktuale të partisë. Kjo është një normë statutare dhe demokratike për t’i hapur rrugë organizimit të mirëfilltë të Konventës më 3 korrik. Përgjatë tetë muajve të ushtrimit të kësaj detyre, një përgjegjësi që m’u besua pa dëshirën time dhe tonën, por si rezultat i arrestimit të udhëheqësve tanë, Kryetarit Veseli e Presidentit Thaçi, kam kaluar nëpërmjet përvoje të jashtëzakonshme politike e personale. Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që kemi në Hagë, por një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë, me udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur.Faleminderit të gjithë anëtarëve për mbështetjen, bashkëpunëtorëve e lidershipit të partisë. Në angazhimin tim politik çdo herë kam qenë vetvetja dhe i kam shërbyer një kauze më të madhe që është Kosova dhe PDK, duke mos e parë asnjëherë statusin dhe pozitën si vizion por të kundërtën. Shteti jonë i pavarur, dhe roli thelbësor i PDK-së në shtetndërtim është vizioni jonë përbashkues. Faleminderit dhe na priftë e mbara!/ Gazeta Enigma/