Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhë Bujar Spahiu, ka vizituar shtetin e Vatikanit me ftesë të Papa Françeskut.
Spahiu gjatë audiencës i ka kërkuar Papa Françeskut mbështjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.
Ky takim mes Papa Françeskut dhe kryetarit Spahiu ka zgjatur më shumë se 30 minuta.
“Bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri, Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore i nënshkruar midis Imamit të Madh të Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Fançeskut, ishin temë kryesore e bisedës që z. Spahiu zhvilloi gjatë audiencës me Papën”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Myslimanë të Shqipërisë.
Dy krerët e lartë ndanë mendime të njëjta për rolin që luan feja në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kontributin që ajo luan për ruajtjen e këtyre vlerave, sidomos në mbrojtjen e familjes, si qelizë themelore e shoqërisë, rol të cilin ata e vlerësuan si të pa çmueshëm.
Papa vlerësoi rolin e veçantë të Kryetari Spahiu në promovimin dhe përhapjen kudo në Shqipëri të Dokumentit të firmosur në Abu Dabi, mbi vëllazërimin njerëzor.
Të dy krerët shkëmbyen edhe dhuratat e rastit në fund të takimit.
Takimi mes Papës dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i pari në llojin e tij që prej themelimit të Komunitetit Myslimanë të Shqipërisë.
Më pas, takimet e kryetarit Spahiu vijuan me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzotin Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.