Huliganët serbë nuk po ndalen së provokuari Republikën e Kosovës.
Një provokim tjetër ndodhi sot në miqësoren mes Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Borcit të Banjallukës. Borci është ekip nga Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës.
“Kosova është zemra e Serbisë”, ishin brohoritjet e tifozëve, të cilat thirrje moën duartrokitjet nga shikuesit e tjerë në stadium.
Gjatë ndeshjes është shpalosur edhe një pano ku në gjuhën serbe shkruante “Serbi, mbroji serbët në Kosovë”.
VIDEO: —> https://streamja.com/embed/EMwqK