Hulk i ‘çmend’ tifozët e futbollit, shënon gol nga 40 metra – VIDEO

Hulk i ‘çmend’ tifozët e futbollit, shënon gol nga 40 metra – VIDEO

Atletico Mineiro fitoi 2:0 në Sao Paulo në xhiron e 18-të të kampionatit brazilian. Golin e epërsisë për mysafirët e shënoi Hulk në minutën e katërt, ndërsa fitoren e konfirmoi Pavon nga penalltia në të 69-ën.

Megjithatë, heroi i ndeshjes është 37-vjeçari Hulk, i cili ka shënuar një nga golat më të bukur nga gjuajtjet e lira. Ish-lojtari i kombëtares braziliane realizoi një gol nga rreth 40 metra me një goditje tejet të fuqishme.

Hulk ka shënuar shumë gola spektakolar në karrierën e tij dhe njihet për një nga goditjet më shkatërruese në botën e futbollit.

Ja eurogoli i tij i realizuar dje:

Related Articles