Humbi penalltinë ndaj Anglisë, Akanji: Ndjehem sikur e kam zhgënjyer gjithë shtetin tim

Humbi penalltinë ndaj Anglisë, Akanji: Ndjehem sikur e kam zhgënjyer gjithë shtetin tim

Anglia dje mposhti kombëtarën zviceriane, në penallti pas vazhdimeve.

Fakti që humbi penalltinë e ka prekur goxha Manuel Akanjin, pasi ai ishte i vetmi lojtarë që gaboi nga pika  e bardhë.

Gjatë një interviste për Eurosport, ai është sprehur i dëshpëruar për huqjen e bërë.

“Ndjehem sikur e kam zhgënjyer gjithë ekipin, gjithë shtetin tim”.

“Unë u përpoqa të merrja përgjegjësinë dhe kisha një ndjenjë që do shënoja, por gjuajta në këndin e gabuar dhe gjuajta dobët dhe jo saktë”, tha Akanji.

Megjithatë mbrojtësi i Cityt mori shumë mbështetja nga gjithë lojtarët e Zvicrës, sepse jo të gjithë kishin guximin të godisnin i pari penalltinë. /Gazeta Enigma


Related Articles