Në 24 orët e fundit në Shqipëri nga coronavirusi kanë humbur jetën 4 persona, kurse janë konfirmuar 376 raste të reja.
Janë 5528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.