Humbja 8-0, Malisheva ndërpren bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi dhe tre të tjerë

Humbja 8-0, Malisheva ndërpren bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi dhe tre të tjerë

Malisheva përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi. 

Kjo ndarje e rrugëve mes dy palëve vjen pas humbjes turpëruese që Malisheva pësoi me rezultat 8-0 në udhëtim ndaj Vikingurit dhe me rezultat të përgjithshëm 9-0. 

Në ndërkohë, ata bënë me dije se emërimi i trajnerit të ri do të ndodhë gjatë ditëve në vijim. 

Njoftimi i plotë i Malishevës: 

FC Malisheva njofton ndërprerjen e bashkëpunimit, me marrëveshje të dyanshme, me Kryetrajnerin Bekim Isufi, Trajnerin kondicional Arsim Tershani, Trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe Video analistin, Shkumbin Gërguri. 

Klubi ynë shpreh mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e Kryetrajnerit Isufi, i cili gjatë një viti me FC Malisheva kontribuoi ndjeshëm në sukseset e klubit, duke siguruar pjesëmarrjen në garat e UEFA Conference League, dhe duke shkruar historinë për herë të dytë radhazi si klub. 

Gjithashtu, jemi thellësisht falënderues për punën profesionale, përkushtimin dhe korrektësinë e Trajnerit kondicional Arsim Tershani, i cili dha një kontribut të çmuar në ngritjen fizike të ekipit. 

Një falënderim i veçantë i shkon edhe Trajnerit të portierëve Diamant Kadriolli për punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm me portjerët tanë gjatë gjithë kohës së kaluar në klub. 

Mirënjohës dhe falënderues edhe për Shkumbin Gërguri për punën dhe analizat profesionale për kohën sa ishte pjesë e jona. 

Dyert e FC Malisheva do të mbeten gjithmonë të hapura për bashkëpunim të ardhshëm me Bekim Isufin, Arsim Tershanin, Diamant Kadriollin dhe Shkumbin Gërguri. Deri atëherë, ju urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional. 

Në ditët në vazhdim klubi do të bëjë emërimin e Kryetrajnerit të ri dhe kompletimin e shtabit teknik. 

Related Articles