Humolli: Vetëvendosje për inati dëshiron të dënohet Hashim Thaçi, aq i bën që humb Kosova

Humolli: Vetëvendosje për inati dëshiron të dënohet Hashim Thaçi, aq i bën që humb Kosova

Ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, grup ky tejet homogjen në mendime dhe qëndrime. Por, Fatmir Humolli, kaherë ka përbërë zërin ndryshe përbrenda këtij formacioni parlamentar me të cilin edhe i ndau rrugët. Kritikat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje Humolli nuk i ka ndalur e mbase i ka bërë edhe më të zëshme.

Fatmir Humolli duke komentuar rreth heshtjes që Lëvizja Vetëvendosje ka mirëmbajtur në raport me procesin gjyqësor ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka befasuar me një pohim të madh për nga pesha. Sipas tij, LVV dëshiron që Hashim Thaçi të dënohet nga Gjykata Speciale.

Qeveria Kurti, nuk ka pasur guxim të bëjë ndryshime ligjore, s’ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale, nganjëherë po kam përshtypje për inati të Hashim Thaçit. Për inati të Thaçit, pse humb Kosova nuk është gajle, vetëm të dënohet Hashim Thaçi”, ka thënë ai, në një intervistë në RTV Dukagjini.

Humolli tërë këtë heshtje e sheh “në inatin” që kjo organizatë politike ka me ish-Presidentin Hashim Thaçi. Gjithashtu, Humolli ka konstatuar se Partia Demokratike e Kososovës dhe Lidhja Demokratike  “kanë gabuar” kur e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Related Articles