Hungaria thotë se nuk do e mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Hungaria thotë se nuk do e mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se vendi i tij nuk do të  mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi siç tha ai, kjo “nuk i kontribuon dialogut”.                  

Szijjarto tha se qëndrimi i Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ka qenë i qartë që më parë.

“Ne jemi të përkushtuar për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha kryediplomati hungarez për Tanjugun.

Ditë më parë, udhëheqësja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i kërkoi ndihmë Hungarisë që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, pasi ky shtet për momentin mban Presidencën e BE-së.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka mbetur në një udhëkryq, ndërkohë që do të duhet miratimi nga Komitetit i Ministrave të BE-së për pranim.

Related Articles