Hykmete Bajrami: Jemi kundër vendosjes së çmimit tavan, oferta dhe kërkesa duhet t’i rregulloj çmimet

Hykmete Bajrami: Jemi kundër vendosjes së çmimit tavan, oferta dhe kërkesa duhet t’i rregulloj çmimet

Çmimi tavan për produktet esenciale është njëra nga pikat që do të diskutohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Deputetjae Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka deklaruar se janë kundër vendosjes së çmimit tavan për produktet esenciale.

Ajo ka kujtuar se LDK që në muajin qershor ka kërkuar heqjen e akcizës prej naftës.

Tutje Bajrami ka shtuar se kjo parti ka kërkuar edhe zgjerimin e listës së mallrave esenciale në shportën e konsumatorit.

‘’Ne kemi kërkuar heqjen e akcizës prej naftës dhe gjithashtu kemi kërkuar zgjerimin e listës të mallrave që janë esenciale për shportën e konsumatorit me TVSh zero’’, ka deklaruar Bajrami.

‘’Më 30 qershor ku është mbajtur një seancë ne e kemi dhënë qëndrimin që ne jemi ekonomi e tregut të lirë, ne duhet ta implementojm ligjin e konkurrencës’’, tha ajo për Enigmën.

‘’Nuk jemi në favor të vendosjes së çmimeve tavan sepse është oferta dhe kërkesa ajo që i rregullon çmimet’’, ka deklaruar ajo.

‘’Kur ka abuzim është neni 49 i ligjit për konkurrencën që përmes inspektoratit të tregut mundet me u rregullua, ku edhe bëhet vendosja e masave të përkohshme’’, ka deklaruar Bajrami për Gazetën Enigma.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se aktualisht Kosova ka mungesë të realizimit të projekteve.

/Gazeta Enigma/

Related Articles