Hyri në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Hyri në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim, raporton Gazeta Enigma.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patent-shofer. Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personi i dyshuar:  E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.

Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit./Gazeta Enigma/

Related Articles