Hyseni: Buxheti për Komunën e Gjilanit do të votohet nesër

Hyseni: Buxheti për Komunën e Gjilanit do të votohet nesër

Pas shtatë muajsh pa miratim të buxhetit, Komuna e Gjilanit pritet të zgjidhë këtë ngërç gjatë një seance urgjente të enjten, më 27 shkurt 2025, shkruan Gazeta Enigma.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, njoftoi se pas takimit në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF), është arritur dakordimi për mbajtjen e seancës në orën 10:00, me pikën e vetme të rendit të ditës – shqyrtimin dhe miratimin e projektbuxhetit për vitin 2025. Për këtë arsye, seanca urgjente e planifikuar për orën 16:00 është anuluar.

“Gjithashtu, në KPF u pajtuam që nesër, më 27.02.2025, si kryetar i komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga unë si kryetar i komunës”, tha Alban Hyseni.

Hyseni ka përshëndetur reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) dhe theksoi rëndësinë e mirëkuptimit për zgjidhjen e kësaj situate, e cila ka ndikuar në funksionimin e komunës për muaj të tërë.

Related Articles