Hyseni kërkon nga asambleistët komunal të votohet lokacioni i ri i varrezave në Gjilan

Hyseni kërkon nga asambleistët komunal të votohet lokacioni i ri i varrezave në Gjilan

Kuvendi Komunal i Gjilanit, sot mban seancë të jashtëzakonshme dhe pika kryesore e kësaj seance do të jetë lokacioni i ri i varrezave të Qytetit, raporton Gazeta Enigma.

Kryetari Hyseni, përmes një video në ‘Facebook’, ka kërkuar nga të gjithë asambleistët të votohet ky rend i ditës dhe të përcaktohet lokacioni i ri i varrezave.

“Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një Seance të Jashtëzakonshme për votimin e lokacionit të ri të varrezave të qytetit, u bëj thirrje publike asamblistëve të të gjitha partive politike të KK-Gjilan, të mobilizohen e të votojnë lokacionin e ri, zgjidhje kjo për 100 vitet e ardhshme”, tha Hyseni.

Sipas tij “Është koha të veprojmë në të mirë të komunitetit, pa dallime politike”.

Kujtojmë se lidhur me këtë problem ka raportuar Gazeta Enigma ditë më parë.

LEXO EDHE: SKANDALOZE: Punëtorët e varrezave hapin varrin gabimisht në Gjilan, 11 ditë qëndron i pambyllur

Related Articles