Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve, në vlerë 1 milion euro.
“Po e përmbyllim vitin me një tjetër projekt madhor. Sot gjithashtu nënshkrova kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve – një epokë e re për transportin! Stacion modern, investim prej rreth 1 milionë euro!”, shkroi Hyseni në një postim në Facebook.
Ai po ashtu bashkangjiti fotografi nga projekti se si do të duket stacioni. /Gazeta Enigma