Hyseni pas disfatës nga Prishtina: Rezultati nuk ishte real, humbja ishte e pamerituar

Hyseni pas disfatës nga Prishtina: Rezultati nuk ishte real, humbja ishte e pamerituar

Gjilani ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në elitën e futbollit kosovar.

“Kuqebardhët” pësuan 1:2 nga Prishtina me përmbysje në rezultat.

Trajneri i përkohshëm i Gjilanit, Alban Hyseni u shpreh i pakënaqur me rezultatin e arritur.

“Mendoj se kemi bërë paraqitje të mirë, krijuam raste si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Patëm disa momente krize në ndeshje, morëm gol nga penalltia në kohë të keqe. Pastaj në pjesën e dytë kërkuam të sulmonim dhe të mos ishim të kënaqur me rezultatin 1:1, morëm një gol që ishte pa meritë”, tha Hyseni për Art Sport.

Hyseni për fund tha se humbja nuk ishte reale, ndërsa tregoi edhe atmosferën në skuadër.

“Rezultati 2:1 nuk ishte real. Atmosfera në skuadër është e mirë, futbolli e ka këtë. Ne vazhdojmë ku kemi mbetur dhe do të luajmë deri në fund ndeshje pas ndeshje”, ka shtuar ai.

Hyseni është duke e zëvendësuar Ismet Munishin e shkarkuar pak ditë më parë. Hyseni është emëruar trajner deri në fund të edicionit.

Related Articles