Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se partia e tij ka ndërprerë koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, raporton Gazeta “Enigma”.
E gjithë kjo sipas Hysenit ka ndodhur që ta luftojnë padrejtësinë.
“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis”, tha Hyseni.
Tutje ai ka theksuar se “pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”.
Hyseni ka shtuar tutje se “janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit”.
“Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!”, thuhet në njoftimin e tij.
Hyseni tha se askush dhe asgjë nuk mund ta devijoj mision tonë.
“Ne vazhdojmë të jemi të prerë në qëndrimet dhe parimet tona. Pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk devijon misionin tonë”, tha ai. /GAZETA ENIGMA/