Hyseni: Renovimi i stadiumit të Gjilanit në riprojektim, kemi tejkalim prej 800 mijë eurove vetëm për një pozicion

Hyseni: Renovimi i stadiumit të Gjilanit në riprojektim, kemi tejkalim prej 800 mijë eurove vetëm për një pozicion

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se nuk i mjafton një emision për të folur për renovimin e  stadiumin të qytetit të Gjilanit. Ai ka thënë në Kanal 10 se tifozët dhe klubet nuk kanë pasur informacion për projektin, shkruan Gazeta Enigma.

‘’Takimet e para i kam pas me dy klube e qytetit’’, thotë Hyseni.

‘’Pas këtyre kemi pas takim me menaxherin e kontratës dhe organin mbikëqyrës. Takimi i fundit me kompaninë projektuese ka shkuar mirë, tani ka shkuar shumë keq. Aty e kam kuptuar që është shumë e vështirë ta sqarojmë situatën se çfarë po ndodh’’.

Hyseni ka theksuar se projekti e ka marr lejen për kategorinë 2, pastaj është ndryshuar në kategorinë 4.

‘’Kompania dhe arkitekti ka thënë se nuk punoj pa më paguar paratë. Pagesën për pjesën e re duhet ta bëjmë përmes ritenderimit. Prej gjetjeve që i kemi bërë ne dhe Ministra, Auditori i komunës ka njoftuar se për njërin nga pozicionet kanë qenë 100 mijë euro, por janë paguar 900 mijë’’.

Por, sipas tij, komuna e Gjilanit ka gabuar që ka lidhur kontratë kornizë.

‘’I dyti është që në kontratë nuk lejohet më shumë se 10 për qind’’.

‘’Kemi tejkalim prej 800 mijë eurove vetëm për një pozicion. Ajo çfarë ka ndodh gabimisht është dashtë të rishpallet tenderi. Ne i kemi bërë presion kompanisë punëkryerse, që nëse nuk i vazhdojnë punimet do të ndërprehen punimet’’, shtoi kreu i Gjilanit.

I pari i Gjilanit ka theksuar se nuk ka projekt final stadiumi i Gjilanit, ‘’më është thënë që është, por nëse është pse nuk është bërë’’.

‘’Rruga e vetme për të hartuar projektin është rindertimi. Kompania ka pasur ta kryej punën brenda këtij viti’’.

‘’845 mijë euro nuk humbin, por as kompania nuk pëson dhe dy palët janë të kënaqura’’. /Gazeta Enigma/

Related Articles