Ka ndërruar jetë një 6-vjeçar nga një aksident I mbrëmshëm në fshatin Vërbicë e Kmetovcit, Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur babai i tij përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
Ndërsa, detajet për aksidentin i ka dhënë Policia e Kosovës, ku në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar 6-vjeçari.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.
“Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.