I bien dyert e oborrit, vdes 6-vjeçari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë një 6-vjeçar nga një aksident I mbrëmshëm në fshatin Vërbicë e Kmetovcit, Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Vdekjen e tij e ka bërë të ditur babai i tij përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndërsa, detajet për aksidentin i ka dhënë Policia e Kosovës, ku në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar 6-vjeçari.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.

“Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit  nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Related Articles