I dërgon foto duke menduar se po flet me një vajzë, prishtinasi bie pre e shantazhit

I dërgon foto duke menduar se po flet me një vajzë, prishtinasi bie pre e shantazhit

Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se po shantazhohet në rrjetet sociale.



Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima (mashkull) ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka rënë në kontakt me një person deri më tani të panjohur, i cili është paraqitur si vajzë, dhe po përmes rrjeteve sociale, viktima i ka dërguar disa foto tek i/e dyshuara.

Pastaj, siç e përshkruan Policia, personi i/e dyshuar e ka shantazhuar viktimën se nëse nuk ia dërgon 300 dollarë do t’ia publikojë fotot në rrjete sociale.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Related Articles