I digjen objekti dhe BMW-ja, pronari fajëson rrymën (VIDEO)

Një punëtori për rregullimin e veturave u përfshi nga flakët mesditën e të hënës në Lakërishte të Prishtinës.



Nga flakët e pësuan një veturë dhe mjete të tjera të punës, që sipas pronarit dëmet shkojnë deri në 13 mijë euro.

Ai dyshon se energjia elektrike i shkaktoi këtë zjarr. Por, nga KEDS-i thanë se ishin në vendngjarje dhe se tashmë kanë marrë evidencat për të përpiluar një raport lidhur me rastin.

Ndërsa, flakët u shuan nga ekipet zjarrfikëse.

“Zjarri ka qenë bukur i madh, por rreziku ka qenë edhe më i madh se ka pasë bombola gazi”, tha Behar Shala, zëvendësshef i ndërrimit nga ekipi i zjarrfikësve.

Sipas inspektorit të hulumtimeve të këtyre shkaqeve, që ishte prezent në vendngjarje, tha se zjarri nuk ishte i qëllimshëm.

“Është e rëndësishme se zjarrvënia nuk është e qëllimshme, është zjarr i brendshëm aksidental”, tha Muharrem Beka.

Rastin e konfirmuan edhe Policia, që sipas tyre krahas dëmeve materiale, nuk kishte të lënduar në njerëz./Gazeta Enigma/

Related Articles