I digjet ferma e pulave, ngordhin rreth tetë mijë zogj në Prizren

I digjet ferma e pulave, ngordhin rreth tetë mijë zogj në Prizren

Probleme me rrymet i sjellin humbje të mëdha një qytetari në Prizren, Policia ka konfirmuar se janë djegur 8,000 mijë zogj brenda një ferme në Prizren, shkruan Gazeta Enigma.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri.

Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. 

Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin.

Related Articles