I digjet shtëpia, lëndohet pronarja dhe dy policë

I digjet shtëpia, lëndohet pronarja dhe dy policë

Një grua nga fshati Beleg i Deçanit ka bërë të ditur se shtëpia e saj është përfshirë nga flakët.

Por, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore, sipas policisë, kanë pësuar vet viktima dhe dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Gazeta Enigma/

Related Articles