MPJD: Serbia po synon të legjimitoj destabilizimin e veriut të Kosovës dhe të rajonit

MPJD: Serbia po synon të legjimitoj destabilizimin e veriut të Kosovës dhe të rajonit

Presioni ndaj Kosovës për të lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në vend, derisa edhe shtetet e QUINT-it kanë reaguar duke I kërkuar qeverisë të ta lejojë OSBE-në të organizojë mbajtjen e një procesi të tillë.

Në lidhje me këtë zëvendësministri i Ministrisë së punëve të Jashtme të Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se Serbia përmes kërkesave të ararsyeshme po synon të legjitimoj destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit.

“Njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit. Prandaj, këto kërkesa të paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara të cilat kanë shkelur sovranitetin e vendit. Serbia nëpërmjet këtyre kërkesave ka si synim vetëm legjitimin e destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit”, shkruan ai.

Ai ka deklaruar se nuk janë duke u shkelur të drejtat e qytetarëve serbë në Kosovë.

“E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin”, shkruan ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles