Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin e pestë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.
Mësohet se bëhet fjalë për 19 vjeçarin Shkelqim Kamerin i cili në rrjetet sociale mban fotografi me revole e kallash.
Katër persona ndodhën në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Tre nga katër të dyshuarit janë të mitur.
Kamberi përfundoi në prangat e Policisë pas dy ditësh në arrati. Mirëpo, gjatë kësaj kohe ai nuk ka ndalur aktivitetin e tij në rrjetet sociale.
18 orë më parë Shkëlqim Kameri, teksa ishte në arrati ka publikuar një video në Instagram Story.
“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain, sepse të fortët e vërtetë dhe gangsterat nuk dalin kurrë në skenë, rrinë larg. Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon e publikuar nga ai.
Shkëlqim Kameri dyshohet se së bashku me Ekrem Rexhepin dhe tre të miturit G.R., Xh.S. dhe G.J., një nga të cilët është vëllai i Rexhepit kanë dhunuar për shtatë orë 11 vjeçaren në Prishtinë.