I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri dërgohet në Gjykatë

I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri dërgohet në Gjykatë

Sot është mbajtur senca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.D, i cili dyshohet për vrasjen e 19-vjeqarit në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.

I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri sot është dëruar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Related Articles