I dyshuari për vrasjen e nënës në Pejë, po qëndron në Spitalin Psikiatrik

I dyshuari për vrasjen e nënës në Pejë, po qëndron në Spitalin Psikiatrik

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë, ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj,  të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë më 14 prill të këtij viti.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në bazë të kërkesës për vazhdim të paraburgimit nga Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Burime të “Indeksonline”, kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasje , po vazhdon të qëndrojë në Spitalin Psikiatrik në Pejë, derisa t’i përfundojë disa analiza.

Ndryshe, të pandehurit, sipas  aktvendimit, “i vazhdohet masa e paraburgimit, e cila mund të zgjasë nga data 14.05.2023 e gjerë më datë 13.07.2023.

Related Articles