Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Al Ittihad po luan në shtëpi përballë Al Qadisiya. Sfida e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit arab është momentalisht 3-1 në favor të Al Ittihad.
Ishte pikërisht Mitaj ai që shënoi golin e 3-të për të tijët. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare “vallëzoi” me topin mes katër kundërshtarëve, teksa më pas dërgoi topin në fundin e rrjetës. Mitaj shënoi në minutën e 81 të sfidës.
Talenti i Shqipërisë është kthyer menjëherë në pikë kyçe për Al Ittihad. 20-vjeçari tashmë është një titullar absolut në ekipin ku luajnë dhe yje si Kante, Benzema apo Fabinho.
Mario Mitaj is next level pic.twitter.com/zfwP16U6OP— Albanian football🇦🇱 (@ALBfootball) October 19, 2024