Është arrestuar në Pejë një i mitur, i cili dyshohet se duke vozitur veturën, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.
Viktima ka pësuar dëme trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Eliot Engel, Pejë 20.01.2024-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë. / Gazeta Enigma.