I mori kosovarit 3 mijë e 600 euro për dokumente të udhëtimit, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

I mori kosovarit 3 mijë e 600 euro për dokumente të udhëtimit, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

Policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ka mashtruar një kosovar duke i marrë para në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit.

Policia ka bërë të ditur se 33-vjeçari i dyshuar ia kishte marrë viktimës 3 mijë e 600 euro.

“Policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A , mashkull , shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 33 vjeçar, i cili kishte mashtruar personin tjetër me inicialet A.R ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ku në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit i kishte marr një shumë të caktuar të hollave ( 3600 euro)”, ka bërë të ditur policia.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, ka njoftuar policia./Gazeta “Enigma”/

Related Articles