Kurti flet për aksidentin me mërgimtarë në Serbi: Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Kurti flet për aksidentin me mërgimtarë në Serbi: Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli lidhur me aksidentin e mbrëmshëm të autobusit me mërgimtarë nga Kosova në Serbi, me ç’rast njoftoi se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta”Enigma”.



“Sipas informatave, fatmirësisht të gjithë udhëtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Është koha e kthimit të mërgatës sonë drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta, derisa ata kalojnë mijëra kilometra këto kohë të acarta të dimrit”, tha Kurti.

Tutje ai i uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Sakrifica, kontributi, mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për t’u admiruar. Urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e më të sigurta dhe u urojmë urim sa më të shpejtë”, u shpreh Kurti.

Ai tha se institucionet e vendit janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se po bëjnë “gjithçka dhe çdo gjë që është e mundur për t’u dalur në ndihmë të lëndurve”.

Sot në orët e mëngjesit kompania “Zhitia Tourist”, autobusi i së cilës u aksidentua, njoftoi se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi. 

Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00. / Gazeta Enigma.

Related Articles