Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se pas një kundërvajtjeje në trafik, iu ofroi policëve 100 euro ryshfet, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një kundërvajtje në trafik ka ofruar 100 € zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.