“I papjekur”, Gashi ia kthen Kurtit: U zbehe, u sarrakuqe, veç për një fjalë që ta thashë

“I papjekur”, Gashi ia kthen Kurtit: U zbehe, u sarrakuqe, veç për një fjalë që ta thashë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi të papjekur deputetin, pasi tha se po e ndërpriste.

Gashi tha se Kurti “është personi që lëshon më së shumti fjalë gjatë diskutimeve” dhe se fjala “dobët”, sipas tij, “e tronditi kryeministrin”.

“Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ishte veç një fjalë: dobët. Ja po ta them publikisht. Dhe u zbehe, u sarrakuqe, u çorientove, e humbe kohën, veç për një fjalë”, tha Gashi.

“Por po harron kryeministër që ke gjuajt me vezë, me sprej, me gaz, edhe s’ka bërë kurrkush”, tha ndër tjerash shefi i deputetëve të LDK-së.

“Dobët zotëri sepse ti e ke kallë këtë vend, dobët sepse ti i ke çuar njerëzit drejt vdekjes”, shtoi ai.

Ndërsa, kryeministri Kurti i tha shefit të grupit parlamentar të LDK-së se është i papjekur

“Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria jauj. Prandaj, mos më ndërpreni. Sa herë doni e merrni fjalën, por mos më ndërpreni”, tha Kurti.

Ai i tha Gashit se “qytetarët e Republikës nuk e shohin që është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tuaja këtu”.

“Qytetarët e Republikës nuk e shohin, nuk e dinë pse nganjëherë po marr kohë më shumë, sepse duhet të pres që të ndaleni ju”, tha Kurti.

“Fjalimi im, të dashur qytetarë, ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njeriu”, tha në fund kryeministri.

Related Articles