I paprekuri i Prizrenit bie në prangat e Policisë në aksionin kundër drogës

I paprekuri i Prizrenit bie në prangat e Policisë në aksionin kundër drogës

Aksioni i Antidrogës që u zhvillua sot në disa lokacione në Prizren, ka rezultuar me arrestimin e katër personave, të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se operacioni u krye në lagjen “Bajram Curri”, u janë prangosur tashmë personat e dyshuar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se në mesin e të arrestuarve është edhe Shkodran Pulaj, ish-kandidati për asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, Pulaj ka qenë i paprekur nga organet e rendit, përkundër që kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e tij.

Pulaj dhe tre të dyshuarit e tjetër janë arrestuar nga Njësia e Antidrogës, me ç’rast tashmë pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.  

Kontrollet po vazhdojnë dhe gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar një sasi të substancave narkotike, si dhe armë e municion, që do të shfrytëzohen si prova lidhur me rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles