Krasniqi: E turpshme, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë qeveria i ka lënë nxënësit pa libra

Krasniqi: E turpshme, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë qeveria i ka lënë nxënësit pa libra

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në seancën e jashtëzakonshme e thirrur për të diskutuar mbi çështjen e teksteve shkollore ka fajësuar qeverinë për dështim në furnizim me libra për të gjithë nxënësit.

Ai ka thënë se kjo qeveri për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka lënë nxënësit pa libra.

“Sot do duhej të diskutonim për reformën në arsim, për mundësitë e reja që ka krijuar kjo qeveri. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësiss së Kosovës, kjo qeveri i ka lënë nxënësit pa libra, e turpshme, është shkelje e ligjit, trefishim i kostos së librave”, ka thënë Krasniqi.

“A din me na tregu kjo ministre a ka interesa personalë a financiarë, a mundet të na tregojë cfarë plani ka të kompensojë humbjen e  madhe të orëve, si do ta trajtojë pabarazinë fundamentale e mbi të gjitha a mund të na tregojë kush ka aplikuar te E-Kosova”, ka vijuar ai.

Krasniqi ka fajësuar qeverinë për ikje nga qytetarët e jo nga opozita.

“Jeni duke ikur nga qytetarët, nuk po ikni nga ne, turp ju qoftë”.

Related Articles