Pas vlerësimit të Granit Xhakës si ‘ikonë’ të kombëtares zvicerane, prestigjiozja ‘The Guardian’ e ka vlerësuar lojtarin tjetër kosovar që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqirin, si një lojtar të pavarur pa të cilin Zvicra mund të duket sikur po luan me një lojtar më pak, njofton Gazeta Enigma.
“Xherdan Shaqiri ka 14 vite që gëzon fansat zviceranë. Nuk ka gjasa që ai të vazhdojë në ekipin kombëtar edhe pas këtij turneu, dhe ai do të dëshirojë të dalë me duartrokitje. Për shkak të mungesës së opsioneve në vijën e sulmit, shumë do të varet nga lojtari që tani luan për Chicago Fire në MLS. Nëse Zvicra do të jetë e suksesshme në Gjermani, Shaqiri do të jetë çelësi – ai është i vetmi lojtar që ata kanë që mund të vendosë papritur një rezultat nga asgjëja. Edhe pse këmba e tij e majtë është ende magjike, shumë mund të varen nga dëshira dhe aftësia e tij – nëse “Shaq Attack” nuk është në disponim, Zvicra mund të duket sikur ka një lojtar më pak në fushë”, ka shkruar The Guardian. /Gazeta Enigma