I riu kapet mat nga Policia në Shipol të Mitrovicës, ia gjejnë 5 qese me marihuanë

I riu kapet mat nga Policia në Shipol të Mitrovicës, ia gjejnë 5 qese me marihuanë

Policia e Kosovës dje në një kontroll rutinë, ka ndaluar dy personat ku njërit nga ta i është gjetur substancë e konsiderueshme narkotike, raporton Gazeta Enigma.

Rasi ka ndodhur në Shipol të Mitrovicës, ku Policia ka ndaluar dy persona, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda për Prokurorisë për Sinjalin, kanë bërë me dije se te njëri nga personat që u kapën, pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur 5 qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Pas përfundimit të kontrollit policor, qeset me marihuanë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Related Articles