Një tjetër i dyshuar i akuzës ka pranuar se është përfshirë në marrjen me përqindje të parave, thënë ndryshe para me fajde.
Qerim Krasniqi 30 vjec i tha gjyqtares së masave Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë kallzueses 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro.
I arrestuar menjëherë mbasi hyri në Shqipëri, 30 vjecari u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë. I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova.
Krasniqi hyri në miqësi me gruan e cila jo vetëm e strehoi në hotel, por edhe u kujdes kur ai u sëmur nga Covidi. Gjatë kësaj miqësie, gruaja u mashtrua dhe sipas saj borxhi ishte vetëm 135 mijë euro që iu kërkua në disa këste.
Krasniqi më tha se do m’i kthente paratë sapo t’i hapej llogaria bankare – tha gruaja pranë autoriteteve, atëherë kur e kuptoi se ishte gënjyer dhe miku nuk e kishte bërë bllok në telefon.
Krasniqi nga ana e tij përsërit se edhe ai është mashtruar nga një maqedonas që ja përvetësoi paratë dhe pastaj u zhduk. Dëshmia më e re e tij përpara gjykatës që flet për para me fajde, po vlerësohet nga akuza.
Por me gjithë pretendimet e parave me fajde deri më tani janë nën hetim vetëm 5 dosje për fajdet. Më e rëndësishmja ajo e hetimit të Ferdinant Rrushit, nën akuzë për vrasje që u vendos nën hetim pasuror mbasi ka indicie që jepte para me fajde.
Rasti më i bujshëm i hetimit të borxheve me përqindje është ai i Shkodrës, mbasi ish-prefekti i Shkodrës Paulin Radovani denoncoi rënien në grackë të dy djemve të tij që morën me fajde me 20 përqind interes një borxh dhe që më pas, ata u kërcënuan familjarisht.