Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418.

Në total numri i rasteve aktive është 448.

Related Articles