Ndarjet e çifteve shpesh trazojnë edhe familjet e tyre dhe u sjellin telashe, për çka shumë herë kërkohet edhe ndihma e Policisë. Një rast i tillë po i ndodhë një familjes në Prishtinë, tash e një kohë, pasi ish i dashuri i vajzës së tyre, po e ngacmon babain e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga viktima bashkë me vajzën e tij, të cilët kanë dhënë dëshmi para hetuesve policorë në lidhje me rastin.
Sipas deklaratave të tyre, i dyshuari, ish i dashuri i vajzës po e ngacmon që një muaj, përkundër që për një rast të tillë ishte dënuar nga Gjykata, ai s’po i lë rehat.
Përveç ngacmimeve, i dyshuari L.A., edhe e ka kërcënuar babain e ish të dashurës, për çka është përballur në Polici me denoncimin kundër tij.
Pas arrestimit, i njëjtit është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë për dy vepra penale.