I riu shqiptar godet me thikë marokenin dhe largohet nga vendi

Një person ka mbetur i plagosur në Itali, pas një debat me një tjetër.

Sipas mediave italiane, shqiptari 20-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një maroken në gjoks dhe në bark. Pas ngjarjes, shqiptari u zhduk, por karabinierët arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë.

I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. I plagosuri iu nënshtrua një operacioni e më pas u transferua në repartin e terapisë intensive, ku ndodhet ende tani, pa rrezik për jetën.

Përpos dëshmive, vendimtare janë pamjet e kamerave të lokalit.

Mes pamjeve me video që duket se kanë qenë vendimtare për gjurmimin e shqiptarit me thikë, do të ishte ajo e dëshmisë së banakieres që mundi të memorizonte targën e ‘Volkswagen’ të autorit.

Related Articles