Gjatë natës së mbrëmshme, fokusi i shqiptarëve ishte edhe te ndeshja Zvicër – Serbi.
Ndeshja e luajtur në Cyrih përfundoi 1-1.
Zeki Amdouni shënoi për epërsinë e Zvicrës, me rezultatin që e barazoi Terzic në pjesën e fundit të ndeshjes.
Gjatë takimit kishte edhe fërkime mes lojtarëve.
Granit Xhaka u përplas me lojtarin serb, Milenkovic, derisa mezi u ndanë nga lojtarët tjerë.
Pas këtij konfrontimi, pati edhe thirrje në stadium “Kosova, Kosova”, pasi kishte shqiptarë të shumtë në shkallët e stadiumit.
Ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, Zvicra e Granit Xhakës e luan ndaj Spanjës, kampionit të Europës.